Përfundon detyrën si ministër, Mehaj takon ambasadorin amerikan

08 gusht 2023 | 19:07

Armend Mehaj pasi dha dorëheqje nga posti i ministrit të Mbrojtjes, ai ka takuar edhe ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

“Detyrën time nuk kisha se si ta përfundoj ndryshe përveçse me një takim të ngrohtë dhe përshëndetës me ambasadorin amerikan z. Hovenier dhe atasheun z. Mosley. Falëndërim per mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë për këto dy vite e gjysmë që kishim. Të gjitha kapacitetet e ushtrisë sonë janë ngritur në koordinim të plotë dhe me ndihmën e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Rrugëtimi im ka qenë vazhdimisht krah për krah ShBA-ve në proceset që kemi pasë përpara”, ka shkruar Mehaj në “Facebook”.

Ai ka thënë se fjalët falënderuese të ambasadorit për bashkëpunimin, partneritetin, kultivimin e besimit, orientimin strategjik, partneritetin me ShBA-të dhe diplomacinë e zhvilluar, ishin mbresëlënëse për të.

“Në rrugëtimin tonë drejt të ardhmes ShBA-të do të mbeten partner strategjik i përhershëm”, ka shkruar Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup veprimtarësh nga diaspora kanë vizituar familjen e ish-presidentit…