Përfundon intervistimi i dëshmitarëve për rastin e dëbimit të shtetasve turq

05 dhjetor 2018 | 17:08

Sot ka përfunduar intervistimi i dëshmitarëve për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq në fundmarsin e këtij viti. Kështu ka bërë me dije deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ka qenë një proces shumë i mundimshëm dhe me plotë ngatërresa në vendimmarrje e në zbatim.

“Komisioni hetimor parlamentar, pjesë e të cilit jam edhe unë, ka për detyrë të përpilojë raportin me shkelje që janë bërë, që kjo të na shërbejë që Kosova kurrë më të mos e bëjë edhe një tjetër gabim si ky! Krejt çka na duhet në këtë moment është ta përpilojmë një raport faktografik e jo politik”, ka thënë deputeti Nitaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Letra e shkruar me shkrim dore nga Albert Einstein, në…