Përfundon konferenca dyditore për cilësinë e ajrit në Kosovë

11 mars 15:32

Ka përfunduar konferenca dyditore për përmirësimin e ajrit në Kosovë e cila është mbajtur në Durrës.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, ajo e Infrastrukturës, Institutit për Shëndetin Publik, Institutit Hidrometeorologjik, shoqëria civile, mediet, përfaqësues të OJQ-ve për ambient nga Shqipëria dhe një ekspert për mjedis nga sektori i menaxhimit të cilësisë së ajrit nga Berlini.

Në këtë konferencë është diskutuar për problemet dhe sfidat e ajrit në Kosovë, si dhe janë shkëmbyer edhe përvoja nga Shqipëria e Gjermania se si të veprohet për mbrojtjen e ajrit.

Në fund të kësaj konference është rekomanduar që të gjitha institucionet gjegjëse për përmirësimin e ambientit të jenë më të afërta me njëra-tjetrën, në mënyrë që t’i harmonizojnë veprimet.

Po ashtu, është rekomanduar që institucionet shtetërore të veprojnë më herët jo vetëm pas alarmimit të problemit nga mediet, sikurse në rastin e Prishtinës muaj më parë, kur pas raportimit të medieve institucionet patën filluar të vepronin në raport me mjedisin.

Si rekomandim nga kjo konferencë ka dalë që përveç ligjeve dhe rregulloreve administrative, të cilat në përgjithësi janë të mira, duhet që edhe praktika të jetë në veprim të mirë dhe në përputhje të atyre ligjeve të miratuara.

Gjithashtu është rekomanduar që lëvizja me biçikleta të bëhet më e shpeshtë nga qytetarët dhe të vetëdijesohen qytetarët fillimisht se çfarë të mira shëndetësore ua siguron lëvizja me biçikleta. Krejt në fund është propozuar që në Prishtinë kryesisht, por edhe në qytetet tjera të bëhet një bashkërendim i lëvizjes së autobusëve lokalë dhe atyre urbanë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Vëllanzimit nga Gjakova po vazhdon të marrë rezultate…