Përfundon për sot intervistimi i Sami Lushtakut

16 janar 2019 | 16:14

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku e ka përfunduar për sot intervistimin nga Prokuroria Speciale në Hagë.

Lushtaku ka dalë nga ndërtesa e Prokurorisë mirëpo nuk ka dhënë deklaratë për media.

Daljen e tij e kanë pritur edhe tre deputetët, Milaim Zeka, Ganimete Musliu dhe Mergim Lushtaku, të cilët i qëndruan afër përgjatë kësaj kohe.

Lushtaku është intervistuar nga Prokuroria në lidhje me pretendimet për përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Në Hagë është intervistuar për dy ditë rresht edhe ish-komandanti tjetër i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, i cili është marrë në pyetje për gati 16 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Feronikelit e ka rikthyer futbollistin Ben Hamed Kone,…