Përfundon plenarja e pestë e gjykatësve të dhomave të specializuara të Kosovës

01 maj 2020 | 16:55

Më 29 dhe 30 prill 2020, është mbajtur Plenarja e Pestë e gjykatësve të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Plenarja e cila zakonisht mbahet në Hagë me praninë fizike të gjykatësve, këtë u vit u mbajt përmes videokonferencës për shkak të pandemisë së Covid-19.

Zyra për komunikim e kësaj gjykate thekson se me gjithë vështirësitë e krijuara, gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës e përfunduan me sukses Plenaren e tyre Vjetore dhe dëshmuan se Kryetarja dhe gjykatësit vazhdojnë përmbushjen e mandatit të tyre pa vonesa.

“Gjatë Plenares gjykatësit zgjodhën njëzëri gjykatësin Çarls Smith III si nënkryetar të ri në pajtim me nenin 32(4) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Në pajtim me nenin 32(4) të Ligjit, nënkryetari ushtron detyrat e Kryetarit, në mungesë të Kryetarit ose në rast se Kryetari nuk mund të ushtrojë detyrat e tij”.

“Kryetare Ekaterina Trendafilova i shprehu urimet gjykatësit Smith dhe deklaroi se zgjedhja e tij si nënkryetar është dëshmi e besimit që ai gëzon prej gjykatësve të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Kryetarja, Prokurori i Specializuar dhe Administratorja i informuan gjykatësit për zhvillimet më të fundit”, njofton “Klan Kosova”.

“Pas largimit të gjykatësve të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese nga Plenarja, gjykatësit e tjerë vazhduan me kuvendimet dhe miratuan ndryshime të 30 rregullave të Rregullores së Procedurës dhe të Provave (Rregullorja). Ndryshimet qartësojnë disa dispozita dhe kanë si synim mundësimin e procedurave më efikase dhe më efektive”.

“Në pajtim me nenin 19(5) të Ligjit, ndryshimet e miratuara të Rregullores do t’i referohen Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese për të garantuar përputhjen e tyre me Kapitullin II të Kushtetutës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara regjistruan sot (të premten) 1 milionë e…