qnr

Përfundon rinumërimi i 141 vendvotimeve

10 mars 2021 | 16:52

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bëtë me dije se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), është përmbyllur procesi i rinumërimit të 141 vendvotimeve.

“Rinumërimi i 134 vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it dhe 7 të tjerave sipas vendimit të KQZ-së, është përmbyllur gjatë ditës”, ka thënë Elezi.

Më tutje, ai ka thënë se tashmë janë në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion.

“KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet që dalin, në mënyrë që të procedojmë për certifikimin e rezultateve përfundimtare”, ka deklaruar Elezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dashi Tashmë ndikimi i Marsit është i pakonsiderueshëm, prandaj sot…