Përfundon samiti, publikohet fotografia e përbashkët e liderëve

23 qershor 2022 | 14:00

Ka përfunduar samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku kanë marrë pjesë 27 liderët e vendeve të unionit, përfshirë presidentin e Këshillit të BE-së, presidenten e Komisionit Evropian dhe 6 udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.

Rëndom pas takimit, pason edhe fotografia familjare e të gjithë pjesëmarrësve të takimit.

Presidentja Osmani është parë në rreshtin e dytë të liderëve në fotografinë e përbashkët.

Medieve në një konferencë pritet t’ju drejtohen presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania ka aktivizuar të enjten, më 23 qershor fazën e…