Përfundon seanca e Kongresit Amerikan, bëhet thirrje që të dënohen krimet që Serbia bëri në Kosovë

30 prill 2019 | 18:46

Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan, kryesuar nga Eliot Engel në Uashington, ka përfunduar seancën e sotme me temën “Viktimat e luftës në Kosovë – në kërkim të drejtësisë”.

Në këtë seancë të Kongresit Amerikanë kanë folur ish-presidentja Atifete Jahjaga, viktima e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, dhe Ilir Bytyqi, në emër të familjes së tij që humbi në luftë tre familjarë, Yllin, Agronin dhe Mehmet Bytyqin.

Kongresmeni Engel ka falënderuar Jahjagën, Krasniqi-Goodman dhe Ilir Bytyqi për prezencën e tyre në këtë seancë.

Ai ka bërë thirrje që të dënohen krimet që Serbia bëri në Kosovë.

Engel ka thënë se është i lidhur shpirtërisht me popullin e Kosovës dhe sipas tij qytetarët e Kosovës janë mbështetës të popullit amerikan.

RTK3 – FLET PARA KONGRESIT – 30.04.2019

RTK3 – FLET PARA KONGRESIT – 30.04.2019Vasfije Krasniqi – Goodman tregon tmerrin që ka përjetuar gjatë luftës

Gepostet von RTK am Dienstag, 30. April 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eliot Engel, drejtues e Komitetit për Punë të Jashme në…