Përfundon sezoni për Islamin

04 qershor 2020 | 22:55

Në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll ndaj FC Ballkanit në Suharekë, mbrojtësi i skuadrës së Feronikelit, Përparim Islami pësoi një lëndim që e detyroi të largohet nga fusha.

Pas rezultateve është konfirmuar se sezoni ka përfunduar për Islamin.

“Islami pas testeve të bëra dje dhe ekzaminimit me rezonancë magnetike sot, ka konfirmuar që ka këputur ligamentin ACL, në gjurin e tij të djathtë. Ai do ti nënshtrohet operimit ditëve në vijim me shpresën që të kthehet në fushë sa më shpejtë që të jetë e mundur. Islamit i urojmë shërim sa më të shpejtë dhe mezi presim ta kemi sërish në stërvitje e në ndeshje”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se LVV i…