Përfundon sezoni për Kastriot Rexhën

20 prill 2021 | 14:17

Klubi i Dritës dhe tifozët “Intelektualët” sot kanë marrë një lajm aspak të mirë.

Sulmuesi kryesor Kastriot Rexha e ka mbyllur sezonin për shkak të lëndimit në gjurin e majtë. Lajmi është konfirmuar nga klubi gjilanas.

“Përfundon sezoni për sulmuesin tonë Kastriot Rexha. Një lajm aspak i mirë për klubin dhe për sulmuesin tonë Kastriot Rexha i cili duhet ta mbyll sezonin para kohe. Rexha që nga muaji shkurt kishte shqetësime në gjurit e tij të majtë dhe pas shumë përpjekjeve nuk ka arritur që të ndihmojë ekipin deri në përfundim të sezonit. Pas kontrolleve të fundit, rezultatet tregojnë që Rexha të premten duhet t’i nënshtrohet operimit për ta kaluar shqetësimin dhe praktikisht ky sezon është mbyllur për të. Kjo do të jetë një mungesë e madhe për klubin tonë ku dihet që jemi në një fazë të rëndësishme të kampionatit dhe mungesa e Rexhës do të jetë evidente. Rexha në këtë sezon është paraqitur në 21 ndeshje kampionale dhe 2 ndeshje të Kupës ku ka arritur të shënoj 8 gola dhe 2 asistime”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Dritës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SHBA- Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës…