Përfundon sezoni për Pedrin  

15 prill 2022 | 15:28

Pedri do të humbasë pjesën tjetër të sezonit 2021/22, pasi u lëndua në ndeshjen kundër Eintracht Frankfurt.

“Testet e së premtes në mëngjes kanë zbuluar se Pedri ka një lëndim. Kjo do të thotë se ai nuk do të jetë i disponueshëm për përzgjedhje derisa të rikuperohet nga lëndimi”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Klubi nuk ka specifikuar afatin kohor për dëmtimin e 19-vjeçarit, por ai duket se do të jetë jashtë fushës për të paktën një muaj. Trajneri Xavi Hernandez nuk do të dëshirojë ta rrezikojë atë duke pasur parasysh problemet me dëmtimet me të cilat u përball në gjysmën e parë të sezonit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…