Përfundon takimi Kurti-Mustafa, i shmangen deklarimit për media

27 janar 2020 | 19:06

Pas dy orë e gjysmë bisedime ka përfunduar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Pas takimit i cili është mbajtur në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, askush nga të dyja delegacionet nuk ka folur për media pasi kanë shfrytëzuar dalje të tjera nga Kuvendi për të mos u përballur me gazetarët.

Sot gjatë ditës nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka thënë se janë duke pritur përgjigje nga Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me ofertën e kësaj partie për bashkëqeverisje.

Veliu në një prononcim për medie, ka thënë se nuk kanë hequr dorë nga pozita e kryeparlamentarit.

“Ne jemi duke pritur nga Vetëvendosje që të deklarohet për ofertën tonë. Oferta jonë është me kryeparlamentarin, pesë ministri dhe zotimin për president”, ka thënë Veliu, duke shtuar se kjo ofertë është e organeve drejtuese të LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Lamir Thaçi, ka…