Përfundon takimi Mustafa – Kurti, nuk deklarohen për media

28 shkurt 2020 | 19:33

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Isa Mustafa.

Të dy palët nuk kanë pranuar të flasin për media.

Po ashtu as gazetarët nuk janë lejuar të hyjnë brenda.

Edhe pse takimi është thirrur për taksën, deri me tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar.

Pas këtij takimi, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti nëpërmjet një postimi në Facebook ka komentuar mbledhjen e qeverisë por nuk ka folur rreth takimit të tij me Mustafën.

Në anën tjetër, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk ka folur rreth këtij takimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Armend Dallku ka thënë se Prishtina do të luajë…