Përfunduan intervenimet në tri shtigje të gjelbra në Prizren

06 korrik 2023 | 13:20

UNDP-ja përmes projektit “Fuqizimi i veprimit lokal për klimën” ka përfunduar intervenimet në tri shtigje të gjelbra – në tri lokacione të ndryshme në Prizren.

Kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka thënë se janë vendosur konstruksione për mbajtjen e bimëve dhe janë mbjellë bimë të llojit “Hedera Helix”, të cilat së shpejti do të krijojnë kurora natyrale dhe hijezim në këto shtigje.

“Vazhdojmë përkushtimin tonë për kujdesin ndaj hapësirave të gjelbra, që janë të shumta në Komunën e Prizrenit”, k shkruar Totaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke qëndruar të enjten…