Rama për takimin me Kurtin: Shpresoj që s’e ka harruar Kanunin – dera i hapet edhe hasmit

06 korrik 2023 | 13:18

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke qëndruar të enjten në Shkup, ku është takuar me homologun maqedonas Dimitar Koveçevski.

Pas takimit ata kanë mbajtur një konferencë për media, ku Rama ka folur edhe për mungesën e konfirmimin për t’u takuar nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Rama ka thënë se shpreson që Kurti nuk e ka harruar Kanunin, duke shtuar se edhe hasmit i hapet dera.

“Në Kosovë kur të shkoj kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruar Kanunin që kur të vjen në shpi edhe hasmi, hapet dera dhe është e ndaluar ta nxjerrësh deri kur ai të mbarojë fjalën”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjykatën Themelore në Prizren, ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku,…