Përgatitja e aplikimit për polic, organizohet punëtori për komunitetet joshumicë

24 tetor 2021 | 13:51

Misioni i OSCE-së në Kosovë ka me dije se do të organizojë punëtori përgatitore për anëtarët e komuniteteve jo shumicë se si të aplikohet për një polic.

Nga OSCE-ja kanë  thënë se kjo punëtori do të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike më 27 tetor.

“Punëtoria konkretisht synon komunitetet kosovare romë, kosovarë ashkali dhe kosovarë egjiptianë në Kosovë, dhe do të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike nga data 27 tetor 2021. Do të elaborojë procedurën e aplikimit, testimin dhe hapat e tjerë të nevojshëm për aplikimi si polic” thuhet ka njoftuar OSCE-ja nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”.

Është bërë me dije se kushdo që është i interesuar që të marrë pjesë duhet të dorëzojë CV-në dhe letrën motivuese deri më 24 tetor në: [email protected].

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sërish ka rritje të numrit të rasteve të reja me…