Përgatitjet finale në Gjykatën Themelore në Gjakovë para lansimit të sistemit online për nxjerrjen e certifikatës së gjendjes penale

08 dhjetor 20:35

Shumë shpejt pritjeve të qytetarëve për të marrë certifikatën e gjendjes penale, online, do t’i vie fundi. Kjo sepse me 16 dhjetor pritet që të hyjë në funksion sistemi online për nxjerrjen e certifikatës së gjendjes penale, në të cilin është duke u punuar tash e një kohë të gjatë nga Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “ Sistemi Qendror i Evidencës Penale”. Sistemi i krijuar nga ky projekt është sistem qendror, i shpejtë, i sigurt dhe modern dhe i cili do ta afrojë Kosovën dhe qytetarët e saj më afër BE-së.

Ky sistem dhe shërbimet e tij janë padyshim një arritje e rëndësishme për projektin, sistemin e drejtësisë dhe në fund të fundit për qytetarët që mund të marrin certifikatën për gjendjen penale, falas, online nga komoditeti i shtëpive të tyre.

Financues i këtij projekti është zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ndërsa implementues i projektit është kompania vendore “Kosovo Legal Services Company” të cilët tashmë një kohë të gjatë merren me projekte të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Në Financues i këtij projekti është zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ndërsa implementues i projektit është kompania vendore “Kosovo Legal Services Company” të cilët tashmë një kohë të gjatë merren me projekte të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

“Ne kemi ardhë drejt fundit të projektit dhe Gjykata e Gjakovës ka qenë një prej gjykatave me të cilën kemi bashkëpunuar më së miri. Dhe shpesh e kemi marrë shembull për përkushtimin për korrektësinë për angazhimin që e ka pasë për mënyrën e organizimit të punës. U bë një kohë e gjatë që po punojmë në këtë fushë dhe ne nuk mund ta lënim thjesht me përfundimin e projektit i cili do të përfundojë muajin e ardhshëm ne fund të janarit zyrtarisht pa ardhë edhe një herë këtu edhe një shenjë mirënjohjeje edhe në shenjë falënderimi por edhe si moment i fundit para se të largohemi që nëse ka ngel diçka që ndoshta gjatë kësaj kohë se kemi pasë parasysh aq sa duhet me i shfrytëzu edhe këto dy muajt e fundit pavarësisht që është kohë festash por për ndonjë intervenim përfundimtar të fundit”, ka thënë Hasanpapaj.

Ndërsa Kryetari i Gjykatës në Gjakovë, Nikollë Komani, e quajti një projekt madhor e më të rëndësishmin deri më tash në sistemin gjyqësor në vend.

“Kësaj ceremonie i kanë paraprirë disa aktivitete që janë zhvilluar më herët ku kemi marrë pjesë edhe së bashku. Ky është një ndër projektet më të rëndësishme për sistemin tonë gjyqësor edhe benefitet janë shumë të mëdha jo vetëm për sistemin gjyqësor por edhe për qytetarët në përgjithësi. Kështu që unë ju siguroj që me stafin këtu përpjekjet e angazhimi do të jetë maksimal që projekti pra ky program të mos dështojë. Do të gjejmë metoda dhe modalitete”, ka thënë Komani.

Ai ka premtuar se do të vazhdojnë punën që ky puna që ky projekt ka bërë deri më tani të vazhdojë dhe të ketë suksesin që meriton.

Sistemi do të funksionojë përmes e-Kosova dhe nxjerrja e certifikatës online është falas. Përderisa marrja e të njëjtit dokument në Gjykata përveç që merr kohë është edhe me pagesë./Infokus/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur sportistja kosovare Erida Kurshumlija. Njoftimi u bë nga…