Përgjegjësia për dialogun është e të gjithëve

14 tetor 2018 | 22:47

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka vlerësuar se në një situatë të tillë zgjedhjet do të duhej të ishin zgjidhja, por, sipas tij, me këtë kulturë të komunikimit as zgjedhjet nuk janë zgjidhje.

Krasniqi ka thënë se Kuvendi po shihet si institucion i Qeverisë apo i këtij e atij pushtetari të fuqishëm dhe jo si institucion në funksion të interesit të kombit e të shtetit.

Ai ka theksuar se mënyra se si po komunikohet që sa kohë për dialogun nuk sjell rezultat.

Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Krasniqi ka thënë se gjasat janë të vogla që të arrihet konsensusi për dialogun Kosovë – Serbi.

Kurse sa i përket paralajmërimit opozitar për rrëzimin e Qeverisë, ai ka thënë se nuk po sheh seriozitet tek opozita.

Krasniqi ka thënë se ata që po kërkojnë zgjedhje i kemi parë të qeverisin, madje disa në dy nivelet pushtetit.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e së hënës të gazetës “Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuqezinjtë kanë dhuruar spektakël në stadiumin e Be’er Sheva, por…