Pergjokaj, trajner i përkohshëm i Dukagjinit

02 prill 2019 | 16:38

Ndue Pergjokaj do të jetë trajner i Dukagjinit në ndeshjen që skuadra nga Klina e zhvillon nesër ndaj Vllaznisë nga Pozharani.

“Ekipin në ndeshjen që zhvillohet nesër ndaj Vllaznisë (P) do ta drejtoj nga bankina si kryetrajner Ndue Pergjokaj se bashku me ndihmëstrajnerin Skënder Gashin”, ka njoftuar skuadra e Dukagjinit.

Dje dorëheqje nga pozita e trajnerit të Dukagjinit ka dhënë Miftar Ramaj. Kjo skuadër është duke luftuar me synim që të inkuadrohet në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studentët e vitit të katërt të Fakultetit Juridik, drejtimi Kriminalistikë,…