Përjashtohet basketbollisti i NBA-s, vuri bast për ndeshjet e skuadrës së tij

19 prill 2024 | 16:51

Basketbollisti i Toronto Raptorsit, Jontay Porter, është pezulluar përgjithnjë nga sporti. Ai është akuzuar dhe më pas doli fajtor për vënie bastesh, apo për dhënie informacioni të rezervuar të tretëve, që kanë çuar në fitime të mëdha.

Një vendim i rëndë ky ndaj basketbollistit 24-vjeçar, që ka mbyllur shumë shpejt karrierën e tij. Ai është konsideruar fajtor për vënie bastesh në më shumë se një ndeshje. Madje në disa prej tyre ai ka luajtur për disa minuta.

“Nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa të mbrosh integritetin e sportit tonë”, ka thënë Adam Silver, komisionari i NBA-së. Hetimi ndaj lojtarit vijon ende, por aq sa NBA ka zbuluar se ka mjaftuar për ta shkualifikuar përjetë lojtarin. Hetimi ka zbuluar se lojtari para ndeshjes së 20 marsit ka dhënë informacione për gjendjen e tij shëndetësore. Një person tjetër ka vënë bast 80 mijë dollar në emër të Porterit, që u kthye në një bast online, ku fitoi 1.1 milion dollarë. Lojtari këtë sezon ka luajtur në 26 ndeshje me Toronton, mesatarisht 13.8 minuta për ndeshje. Ai ka vënë baste edhe për ndeshje të tjera të NBA apo në G-League në të paktën 13 raste mes janarit dhe marsit të këtij viti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sensacioni i stilit afro-fusion dhe fituesi i çmimit Grammy, Burna…