Përjashtohet përjetë basketbollisti i Tiranës

25 nëntor 2019 | 16:50

Basketbolli shqiptar regjistroi të shtunën një prej ngjarjeve më të shëmtuara dhe të paprecedentë.

Një skandal i vërtetë, që përgjaku parketin e pallatit të sportit “Ramazan Njala” të qytetit të Durrësit. Teksa luhej perioda e katërt e takimit ndërmjet Teutës dhe Tiranës, lojtari i Tiranës, Bruno Daliu ushtroi një dhunë barbare ndaj gjyqtarit Jurgen Muho.

Daliu nuk ishte dakord me një vendim të gjyqtarit dhe humbi toruan duke lëshuar grushte mbi Muhon. Ky i fundit, me diferenca të ndjeshme fizike me lojtarin e Tiranës, përfundon i gjakosur dhe i shtrirë në tokë. Menjëherë pas kësaj këtij incidenti skandaloz, basketbollisti 34-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit. Pas kësaj ngjarje skandaloze, Federata Shqiptare e Basketbollit vendosi të përjashtojë përjetë basketbollistin e Tiranës, Bruno Deliu. Përveç dënimi nga Komisioni i Disiplinës, basketbollisti rrezikon të dënohet edhe me burg.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në qytetin e Mitrovicës ka filluar së zbatuari një ndër…