Përkeqësohet situata në Hawaii, 80 të vdekur dhe qindra të zhdukur

12 gusht 2023 | 20:56

Hawaii po kalon momente kritike, për shkak të zjarreve që kanë përpirë ishullin. Deri më tani kanë humbur jetën 80 persona, ndërsa numri pritet të rritet pasi qindra njerëz figurojnë të zhdukur.

Pavarësisht se Zjarrfikësit janë përpjekur të frenojnë flakët në disa zona, rezultati ka qenë relativisht i vogël.

Fatkeqësisht qyteti historik i Lahaina është shkatërruar tërësisht. Autoritetet vendase bëjnë me dije se do të duhen shumë vite për të riparuar dëmet e shkaktuara nga zjarret.

Zakonisht përdoren sirenat e uraganit ose bëjnë diçka për të na paralajmëruar. Kësaj radhe asgjë. Të gjithë po evakuohen duke u mbështetur në fjalë goje. Kjo është arsyeja pse kaq shumë njerëz kishin dalë në rrugë, thjesht rrinin jashtë, të pafuqishëm”, tha për BBC një banore e zonës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri tërmete me magnitudë 4.8, 4.5 dhe 4.2 kanë tronditur…