Përkujtohen dëshmorët Afrim Behrami, Ismet Osmani dhe Xhevdet Dobrani

10 maj 2019 | 15:07

Drejtorët e Komunës e Skenderajt, familjarët dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë bërë homazhe te varret e dëshmorëve Afrim Behrami, Ismet Osmani dhe Xhevdet Dobrani, në Kompleksin e Dëshmorëve në Izbicë, në kujtim të 20-vjetorit të rënies së tyre dëshmorë.

Dëshmorët e kombit janë përkujtuar me respekt të lartë, për sakrificën e tyre në luftën e shenjtë të UÇK-së dhe popullit shqiptar të Kosovës, të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reali Madrid dhe “Adidas” kanë gjetur akordin për rinovimin e…