Përkujtohen dëshmorët Dalip Behra dhe Bekim Gashi nga fshati Krushë e Madhe

13 prill 2018 | 17:28

Të premten është mbajtur tubim përkujtimor në shënimin e 19-vjetorit të rënies së dëshmorëve Dalip Behra dhe Bekim Gashi nga fshati Krushë e Madhe e komunës së Rahovecit.

Të pranishëm në tubimin përkujtimor ishin kryetari i komunë së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, familjarë dhe bashkëluftëtarë të dëshmorëve.

Kryetari Latifi ka thënë se Dalip Behra dhe Bekim Gashi me shokë i vunë gjoksin furtunës dhe vendosën të përballen me fatin, duke besuar se e drejta është në anën tonë dhe këtë luftë duhet ta fitojmë ne.

“Përkujtimi për të rënët nuk ju shërben atyre. Lufta dhe sakrifica e bijve e bijave të kësaj toke janë shembuj dhe përkushtim. Të rënët për liri janë pasqyra ku duhet të shihemi çdo ditë, çdo orë e çdo minutë e çast. Jeta është e shtrenjtë dhe të vdesësh për lirinë dhe mirëqenien e të tjerëve është vendim madhor. Dëshmorët që po i përkujtojmë sot dhe të gjithë ata që vdiqën në rrugëtimin e vështirë për liri janë letërnjoftimi ynë. Na mbetet t’i kujtojmë e nderojmë për sakrificën që ata bënë”, ka thënë Latifi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Romani më i ri i shkrimtarit Fate Velaj “Nilkon” është…