Përkujtohet 23 vjetori i masakrës në Burgun e Dubravës

22 maj 2022 | 23:04

Sot në hapësirat e Burgut të Dubravës është përkujtuar 23-vjetori i Masakrës së Dubravës, në të cilën regjimi gjenocidal serb prej datës 19 deri më 24 maj 1999, vrau brenda hapësirave të burgut 130 të burgosur shqiptarë dhe plagosi 300 të tjerë.

Gjatë kësaj periudhe kohore në këtë burg kanë qenë mbi 960 të burgosur shqiptar.

Një fjalë rasti para të pranishmëve e mbajti ish i burgosuri politik, Nait Hasani i cili në mënyrë kronologjike përshkroi situaten e e ndodhur në këtë burg që nga qershori i vitit 1998, ku nga ky burg u larguan të gjithë të burgosurit shqiptar të cilët më pas janē dërguar në burgjet e Serbisë, për tu mbushur pavijonet me ushtar e polic serb, ndërsa para fillimit të bombardimeve nga NATO-ja mbi caqet serbe, për t’i sjellur prap të gjithë të burgosurit vetëm e vetëm për të kryer vrasje dhe gjenocid mbi të burgosurit të cilët me Konventa Ndërkombëtare duhet të janë të mbrojtur. Hasani ka bërë përgjegjës gjithë aparatin shtetëror serb duke filluar nga Drejtoria e burgut të Dubravës, eprorët, të burgosurit serb të cilët atëkohë ishin armatosur dhe kryenin vrasje ndaj të burgosurve shqiptar si dhe ministritë e linjës.

“Ky krim makabër mbetet ende i pandëshkuar. Ka dëshmitarë të mbijetuar, ndaj drejtësia duhet ta bëj punën e vetë duke sjellë autorët e krimit para përgjegjësisë. Lufta jonë për liri dhe shtet do të vuloset kur drejtësia të vihet në vend për të gjitha krimet që ka bërë regjimi serb”, ka thënë ndër tjera i mbijetuari i kësaj masakre, Nait Hasani.

Në këtë përvjetor të 23-tin me radhë, përpos të mbijetuarve, familjarëve të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve, si dhe disa deputetë ish të burgosur, ndërsa asnjë zyrtar i Institucionet Qendrore nuk ka qenë prezent.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e…