Përkujtohet Beteja e Morinës

07 korrik 2020 | 17:46

Sot është shënuar 22-vjetori i Betejës së Morinës në Rekë të keqe të Malësisë së Gjakovës, ku u kujtuan të rënët në këtë betejë të lavdishme. Në këtë betejë ranë dëshmorët: Muhamet Ukshini, Shkëlzen Syla, Arben Ukshini, Sylejman Abdyli, Ymer Bytyqi, Blerim Ukshini, Nezir Elezi, Fisnik Salihu, Ahmet Pulatani dhe Mine Ukshini.

Kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, ish-deputeti Hajadar Beqa, ka thënë se Beteja e Morinës ishte shembulli me i mirë se si duhet të luftohet për liri!

Ai ka thënë se këta dëshmorë ishin luftëtarët me emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Rënia e tyre ishte një goditje e rëndë për luftën tonë, por ata u bënë frymëzim edhe për mijëra ushtarë dhe vullnetarë të cilët pandalshëm ju bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!”, ka thënë Beqa.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është pritur të martën në…