Përkujtohet dëshmori Xhevat Jusufi

03 janar 2023 | 15:16

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi së bashku me përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza familjarë të dëshmorit Xhevat Jusufi, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të Vushtrrisë, nderuan jetën dhe veprën e dëshmorit Xhevat Jusufi.

Në akademinë përkujtimore të organizuar në rastin e 24-vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit – Xhevat Jusufi, kryetari Idrizi, duke folur për madhështinë e heroizmit të Xhevat Jusufit, deklaroi se dëshmorët janë themeli i shtetit tonë.

Fjalë përshëndetëse e mbajti edhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza.

Në akademi morën pjesë edhe personalitete të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shumë qytetarë të komunave Vushtrri e Mitrovicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka folur…