Përkujtohet heroi Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij, në përvjetorin e rënies

14 dhjetor 2020 | 13:59

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i shoqëruar nga stafi i tij dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, me rastin e 22-vjetorit të rënies heroike të Mujë Krasniqit dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij, ka bërë homazhe tek Kompleksi i Dëshmoreve në Marinë, raporton “Epoka e re”.

Përmes këtyre homazheve, kryetari Jashari tha se po përkujtohet sakrifica e tyre sublime për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

“Sot, bashkë me stafin tim dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, në 22-vjetorin e rënies së heroit të Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij, me homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë përkujtuam sakrificën dhe veprën e tyre për liri dhe pavarësi, luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi heroit Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!”, është shprehur Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stacioni i Autobusëve në Ferizaj është në gjendje të rëndë…