Përkujtohet ish-deputeti Ramadan Kelmendi

11 tetor 2018 | 16:44

Në organizim të Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport dhe RTV Mitrovica, është mbajtur të enjten akademi përkujtimore me rastin e 5-vjetorit të vdekjes së ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ramadan Kelmendi.

Në këtë akademi morën pjesë kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deputetë të Kuvendit të Kosovës, familjarë të të ndjerit Kelmendi, bashkëveprimtarë dhe shumë qytetarë të Mitrovicës, rajonit e më gjerë.

Duke folur i pari në akademinë përkujtuese, kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka thënë se vdekja e Ramadan Kelmendit ka qenë një lajmi i rëndë dhe i dhembshëm, veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, humanistit të madh dhe liridashësit Ramadan Kelmendi, ua lëkundi zemrat të gjithëve.

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vlerësuar lartë figurën e Ramadan Kelmendit dhe kontributin e tij dhënë, pra, gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë.

Në emër të familjes të pranishmit i përshëndeti Fitnete Kelmendi, vajza e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ramadan Kelmendi, duke thënë se veprat e babait të saj janë udhëzues të rrugës së saj dhe gjithsecilit që e njohën ish- deputetin Ramadan Kelmendi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të Parlamentit të Republikës së Austrisë, një delegacion…