Përleshje mes Pepes dhe Mkhitaryanit (Video)

29 korrik 2021 | 13:47

Ndeshja miqësore parasezonale ndërmjet Portos dhe Romës nuk ishte edhe aq miqësore, pasi shpërtheu një përleshje ndërmjet Pepe dhe Henrikh Mkhitaryan.

E gjithë sfida ishte shoqëruar me tensione, me trajnerët Jose Mourinho dhe Sergio Conceicao që ankoheshin te gjyqtari për ndërhyrje të ashpra. Gjithçka kulmoi në minutën e 64 kur qendërmbrojtësi portugez e goditi në fytyrë mesfushorin armen.

Reagimi ishte i menjëhershëm dhe Mkhitaryan deshi ta godasë Pepen, ndërkohë që ndërhynë edhe futbollistët tjerë. Krahas tyre u përfshinë edhe pjesëtarë të stafit në përpjekje që t’i ndajnë lojtarët. Gjyqtari kishte dhënë pushim freskie, në mënyrë që të qetësohej situata.

Menjëherë pas, intervenoi Mourinho duke e larguar nga loja Mkhitaryanin që të pengonte ndonjë situatë të ngjashme. Takimi i u mbyll me rezultat të barabartë (1-1) me golat e Gianluca Mancini (56’) dhe Vitinha (89’).

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti,…