Përleshje ndërmjet protestuesve dhe policisë në Ukrainë

16 janar 2018 | 15:45

Policia dhe protestuesit janë përleshur afër Parlamentit të Ukrainës, ku pritej të shqyrtohej legjislacioni për “integrimin e sërishëm” të rajoneve, që janë nën kontroll të separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Përleshjet e sotme filluan pasi protestuesit ndezën goma dhe ia futën zjarrin flamurit të Rusisë, afër ndërtesës së parlamentit dhe një tende, e cila ishte ngritur nga protestuesit kundër qeverisë gjatë vitit të kaluar.

Policia dhe zjarrfikësit e ndalën zjarrin dhe i gjuajtën gomat e përfshira nga djegia, kah tenda e protestuesve.

Pjesëtarët e policisë, po ashtu, kanë përdorë sprej kimik gjatë konfrontimit me protestues.

Policia e kryeqytetit Kiev më herët ka njoftuar se i kishte vendosur më se 3,800 policë afër ndërtesave të qeverisë dhe parlamentit, para se të fillonte debati në parlament për këtë legjislacion.

Demonstruesit dëshirojnë që ligjvënësit me të shpejtë ta miratojnë këtë legjislacion për “ri-integrim”, ku përfshihet edhe fjalia se Rusia është agresore.

Rusia i mbështet separatistët, që i kanë nën kontroll pjesë të rajoneve Luhansk dhe Donjeck, në pjesën lindore të Ukrainës, prej vitit 2014. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Dritës nga Gjilani e ka mposhtur bindshëm skuadrën…