Përleshje në një xhami në Podujevë

19 shkurt 2023 | 09:06

Një përleshje ka ndodhur dje në xhaminë e fshatit Halabak të Podujevës.

Policia njofton se kur imami i caktuar nga BIK-u ka shkuar t’i kryejë ritet fetare, katër persona nuk janë pajtuar me këtë dhe e kanë penguar imamin.

Më pas, tre persona të tjerë nuk kanë lejuar që të sulmohet imami dhe një prej tyre e ka sulmuar njërin nga katër personat, dyshohet me kondak të revoles.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa pas kontrollin në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur një fotrollë e revoles.

Raporti i policisë:

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR & ARMËMBAJTJE PA LEJE- Fsh. Halabak, Podujevë 18.02.2023 – 18:45. Raportohet se në momentin kur imami i caktuar nga Bashkësia Islame e Kosovës në Podujevë ka shkuar në xhaminë e fshatit për kryerjen e riteve fetare, katër persona nuk janë pajtuar me imamin e caktuar dhe e kanë penguar atë, pastaj tre të dyshuar që tani ndodhen në arrati, nuk kanë lejuar që të sulmohet hoxha dhe gjatë asaj kohe njëri nga të dyshuarit dyshohet se e ka sulmuar me kondak të revoles njërin nga katër viktimat duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në koordinim me prokurorin e shtetit është kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarve dhe është gjetur një fotroll e revoles. Të dyshuarit gjenden në arrati, rasti vazhdon të hetohet.”

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të Konferencës së Munihut, kryeministri i Kosovës, Albin…