Përmbyset varka me emigrantë, të paktën 45 viktima

20 gusht 2020 | 08:52

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët raporton se të paktën 45 emigrantë, 5 prej tyre fëmijë, kanë humbur jetën në det pranë Libisë si pasojë e përmbysjes së varkës me të cilën udhëtonin. Varka me rreth 80 persona në bord u përmbys pranë brigjeve të Zwara, pasi një nga motorët e saj shpërtheu në flakë.

Të paktën 35 persona kanë shpëtuar nga kjo tragjedi, pasi peshkatarët e zonës u erdhën në ndihmë. Sipas tyre, në varkë ndodheshin emigrantë nga Senegali, Mali, Chadi dhe Gana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte vetëm 12 vjeç kur u plagos në dorë nga…