Përmbytje në Francë, evakuohen 1600 persona në jug

10 gusht 2018 | 10:29

Përmbytjet e mëdha në jug të Francës kanë detyruar evakuimin e 1,600 personave, shumica prej tyre ndodheshin nëpër kampe, kanë njoftuar zyrtarët.

Ata po ashtu kanë bërë të ditur për zhdukjen e një burri gjerman, 70-vjeçar, i cili ishte duke drejtuar fëmijët në njërin nga kampet.

Zonat më të prekura nga përmbytjet janë, Gard, Ardeche dhe Drome.

Më shumë se 400 zjarrfikës, policia dhe helikopterët janë angazhuar në procesin e evakuimit.

Në operacion janë përfshirë edhe zhytësit.

Disa persona janë dërguar në spital me lëndime të lehta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq,…