PËRMES DRITËS SË HËNËS MË FLISNIN AGIMI E LUANI

02 maj 2022 | 00:26

Rasim Selmanaj

Ankth. Zemra me dridhej në ankth. Naimi, vëllai mërgimtar, me erdhi këtu, dritë shpresëdhënëse në errësirën e pafund. Shpirtin tim të çarë prej vuajtjeve e mallit e shëroi me gjethe shprese.

Ne këtë fundshtator të vitit 2000, edhe një here e zgjati doren nga i largti mergim. Dy grushte ujë i kishte mbushur në përroin tonë per te m’i filaditur sytë e shpuar thellë prej mallit. Fotografitë ardhura prej vendlindjes, në mua ndezen flakë emocione e kujtime.

Gjate bisedova me kroin e babës, Perroin e Urën e Zallit. Prisja te me dalin përpara Bregorja e Rinuar, shkolla, Blinat dhe ndonjë pemë e bleruar tek ia thonë bilbilat këngës nen rrezet e diellit. Ne kerkim per te prekur me syrin tim dhimbjen, shfletoja ngadale e me kujdes albumin shkruar me pjesë të zemrés sime.

Papritur me del perpara nje panoramë e përgjysmuar e sheshit te fshatit. Syri im s’e shënonte asnje njeri. Pamje rreqethese mbushur me plagë. Aty ndeshi gjurmët e mbetura te shtepisë sime, dikur të bardhë. Desha te nderroj dy fjalë me muret e mërzitura (murosur me gurë, prej dores se vyer te mjeshterve dibrane), po fjala me mbeti ne fyt. Gurët heshtnin dhe unë per nje çast hesht.

S’kisha force te flisja me gjurmet e mbetura te kulles trekateshe dikur. Une hesht, lapsi hesht, po diçka ne shpirt me grryente. Për pak kohe e marr veten, e mund heshtjen qe me vret. Syve u kthehet kthjelltesia. Lapsi im nis të shkruaje. Trualli i babes me flet me mallengjim nga larg. Kane mbetur vetem muret e shtëpise dhe, perbrenda, zemra ime e copetuar. Tek po kuvendoja me gurët që qëndronin kryelarte, permes dritës së henes, sesi me erdhi zeri i Agimit të mengjeseve dhe i Luanit qe i kishte çarë bjeshket. Zeri i tyre me trandi zemer e shpirt, m’i preku plaget e hapura.

Ti, dikur, mesuesi yne i bankave shkollore, axhë dhe dajë i dashur, kur te kthehesh në shtëpi mos na kërko, se ne s’jemi aty! Sa herë që te ndiesh mall për ne, zgjohu herët e shikoi agimet e mëngjeseve dhe fluturimin e pellumbave të bardhë! Permes dritës se hënës vazhdonte pëshperitja zërit të Agimit. Axhë i dashur, kur te kthehesh aty do më gjesh. Po tan jam Agimi i vogel, shumë i vogël. Sa isha atëherë kur babai im gjendej atje në burg, ku tani ti përplasesh! Të kujtohet kur ti më përkedhelje mua dhe Kujtimin e Pranverës ’81. Kur të mbërrish te shtëpia jonë do të më përqafosh mua, Agimin e vogël, djalin e Besimit, që krah perkrah luftuam atje në malet e Dukagjinit. E di që s’të shuhet malli, por me Agimin si me ujin e kroit tonë, do ta flladitësh një grimë shpirtin e etur. Sot, unë, Agimi i Mëngjeseve në përjetësi e Kujtimi i Pranverës se vrullshme, u rritëm me afshin e etërve shtegtarë lirie. Sot Lirimi i vogël, djali yt, dhuratë e agimeve të betejave çlirimtare dhe kujtimeve të Pranverës ’81, rritet si unë dikur pa prind, por i lirë e pa brenga. Le të jetojë për jetë të jetëve Lirimi ynë i vogël! Me fat! Kështu, përmes dritës së hënës, sonte më flisnin eshtrat që prehen në blerinën e rinuar dhe shpirti i Agimit i perqafuar me diell. Çdo ditë pra lind dielli, çdo ditë shfaqet agimi dhe hap horizontin e jetës së lirë.

Gusht, 2000, Burgu i Mitrovicës së Sremit

Sqarim: Agimi i mëngjeseve është djali i vëllait Agim Selmanaj i cili është dëshmor (babai i tij Aliu ishte i burgosur politik në vitin ’81). Kujtimi i pranverës së vrullshme është djali i vëllait, Nazmiut i cili ishte lindur në vitin 1981 kur babai i tij gjendej në burg.

Agimi i vogel është emër i trashëguar pas rënies së Agim Selmanajt në luften e UÇK-se. Agimi i vogël është djali i Besimit (vellait tim), i cili kishte luftuar me Agimin deri në çlirimin definitiv të vendit.

Luani që i kishte çarë bjeshkët përmes Luan Nimonaj është djali i motrës sime Safetes dëshmor në luftën e UÇK-së.

Lirimi është djali im i lindur në kohë kur isha i burgosur në vitin 1998.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Sabit SYLA - Drejtor i Institutit të Historisë -…