Përmet Oseku në Suedi, si asnjë maturant tjetër shqiptar – në maturë me flamur kombëtar

12 qershor 2022 | 12:54

Nga: Gjyla Halili

Matura është ditë e shënuar për çdo familje, aq më parë për të gjitha familjet atdhetare që arsimimin e shihnin si armën më të fortë kundër çdo okupatori.

Festë e paharrueshme, e bekuar me flamurin kuq e zi, ishte jo vetëm për veteranin dhe ish ushtarin e UÇK-së, Frashër Osekun, por për të gjithë komunitetin shqiptar në Suedi dhe dashamirët e tij gjithandej botës.

Në maturën e Përmet Osekut, përpos flamurit kombëtar, bie në sy edhe stema e UÇK-së, e cila ia dha krenarinë dhe shkëlqimin shqiponjës dykrenore, si në kohën e Skënderbeut.

Përgëzime të shumta u dhanë për maturën e Përmetit, i cili në festën e maturës nuk shkoi as me makinë të madhe, as me makinë të shtrenjtë apo të rrallë, por, shkoi me flamurin më të bukur në botë.

Pamjet e Përmet Osekut me flamurin kuq e zi, jo vetëm e bëjnë krenar babanë e tij veteran të UÇK-së dhe familjen Oseku, por çdo atdhetar kudo jeton, duke dëshmuar se asnjë maturant shqiptar, nuk ka mundur të marrë vlerë e pasuri më të madhe në mbrëmjen e maturës, mbrëmjen e paharrueshme se sa shqiponjën dykrenore!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi i motit i Spanjës thotë se një masë e…