Përparim Rama: Jemi duke punuar fort për lirimin e trafikut

24 prill 2022 | 15:30

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është shfaqur me biçikletë së bashku me disa pjesëtarë të grupit “Meraki T’Biciklave”, pas xhiros së bërë rreth e qark “Unazës” në kryeqytet.

Pas kritikave të shumta që ka marrë nga qytetarët për testin që po e bënë në kryeqytet, Rama ka thënë se po punojnë për ta liruar trafikun. Në këtë kontekst, Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin mjete tjera të transportit, jo vetëm automjetet.

“Jemi duke punuar fort për lirimin e trafikut në kryeqytet, andaj i inkurajoj qytetarët të fillojnë të përdorin transportin alternativ për të mirën e ambientit dhe shëndetit të të gjithëve”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi nga Kosova, Vedat Muriqi e feston sot ditëlindjen e…