Përparim Rama merr detyrën e kryetarit të Prishtinës më 7 dhjetor

01 dhjetor 2021 | 18:03

Kryetari i zgjedhur i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se të martën, më 7 dhjetor, në orën 10:00 në mëngjes, do të mbahet seanca inauguruese e betimit të anëtarëve të kuvendit komunal të Prishtinës, në të cilën seancë po ashtu do ta bëjë betimin edhe vetë Përparim Rama si kryetar.

Pas përfundimit të seancës solemne, do të bëhet pranim-dorëzimi ceremonial i detyrës së kryetarit të komunës së Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetë familjeve me katërmbëdhjetë anëtarë të tyre, që kanë arritur…