Përparim Rama shpenzon 3 mijë e 540 euro për veshje elegante

24 prill 2023 | 13:21

Komuna e Prishtinës ka dhënë një tender në vlerë të 3 mijë e 540 eurove për disa veshje elegante. Në tenderin e shpallur është treguar se do të blihen disa këmisha, pantallona e këpucë.

Një pjesë e stafit të Komunës së Prishtinës, që drejtohet nga Përparim Rama, nuk do të ketë telashe gjatë stinës së verës për veshmbathje.

Ky institucion ka dhënë një tender në vlerë të 3 mijë e 540 eurove për furnizim me veshmbathje.

Në këtë tender është thënë se do të blihen “Uniform elegante për Investime kapitale verore për meshkuj dhe femra”.

“Data e dhënies së kontratës 20.04.2023. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 20.04.2023. Numri i tenderëve të pranuar: 1. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata “Rimi-Altex” Vlera e përgjithshme e kontratës 3,540.00 euro”.

Në dosjen e tenderit është treguar me detaje se çfarë produkte do të blihen me këto para.

“Uniform elegante për Investime kapitale verore(meshkuj). Sako -dy xhepa të jashtëm dhe një në gjokes, një xhep të brendshëm me astar, dizajn me një rend pulla, të çelur ne mes. Pantallonat me dy xhepa para dhe një mbrapa , astarë deri ne gjunjë. Ngjyra për Uniforma- E zezë Përbërja/kualiteti i materialit: wool/lesh 70% dhe polyster 30%.  Uniform elegante për Investime kapitale verore(Femra). Sako -dy xhepa të jashtëm dhe një xhep të vogël në gjokes, një xhep të brendshëm astar, dizajn me njëmend pulla,të çelur ne mes. Pantallonat me dy xhepa para dhe një mbrapa , astarë deri ne gjunjë. Ngjyra për Uniform – e zezë, Përbërja/kualiteti i materialit: wool/lesh 70% dhe 30% polyster”.

Kurse, për këmishët është thënë se ngjyra duhet të jenë të bardha dhe me një xhep përpara.

“Këmishë- Verore për Investimet kapitale – Meshkuj. Ngjyrë e bardhë me krah të gjatë me një xhep para. Material – Cotton 65%, Polyester 35%. Me përpunim të veçantë që i plotësojnë standarde më larta. Këmishë- Verore për Investimet kapitale -Femra. Ngjyrë e bardhë me krah të gjatë. Material – Cotton 65%, Polyester 35%. Me përpunim të veçantë që i plotësojnë standarde më larta”.

Ndërka, këpucët me ngjyrë të zezë, të buta, të mos rrëshqasin dhe mos të bëjnë zhurmë gjatë ecjes.

“Këpucë Vere Meshkuj .Modeli e ceket për verë,me lidhëse, ngjyrë e zezë,Materiali: Astari – lëkur frymarrëse/ cambrelle frymëmarrëse, rezistuese ndaj gërryerjes. Të buta, të mos rrëshqasin dhe mos të bëjnë zhurmë gjatë ecjes. Të përshtatshme për çdo sezon dhe rezistuese ndaj temperaturave si të ftohtë ashtu edhe të nxehtë. Këpucë Vere Femra .Modeli e ceket për verë,me lidhëse, ngjyrë e zezë,Materiali: Astari – lëkur frymarrëse/ cambrelle frymëmarrëse, rezistuese ndaj gërryerjes. Të buta, të mos rrëshqasin dhe mos të bëjnë zhurmë gjatë ecjes. Të përshtatshme për çdo sezon dhe rezistues”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hashim Thaçi ishte njeri i tolerancës dhe i pajtimit mes…