Përparim Rama ‘shpërthen’ ndaj Albin Kurtit: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash

03 korrik 2026 | 00:18

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama ka reaguar pas mbylljes së fabrikës së qumështit “Vita”.

Ai ka akuzuar Kurtin se e ka izoluar Kosovën, derisa shton se tashmë ka nisur edhe mbyllje fabrikash.

“Kosova po ua kthen shpinën aleatëve që ndërtuan rrugën e lirisë dhe shtetësisë sonë, por edhe qytetarëve të saj që, me mund e përkushtim, ndërtuan fabrika dhe krijuan vende pune në Kosovën e lirë. Pamjet e sotme të kujtojnë vitet e ’90-ta, kur regjimi serb i largonte shqiptarët nga vendet e punës. Kjo është e dhimbshme dhe alarmuese”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

IZOLIM. SANKSIONE. HUMBJE FONDESH. MBYLLJE FABRIKASH.

Ky është bilanci i një politike që u shit si “patriotike”, por që sot po e paguajnë qytetarët e Kosovës.

Bashkimi Evropian po ridrejton fondet drejt Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Kosova mbetet jashtë. ❌ Qeveria e Albin Kurtit na ka lënë nën masa ndëshkuese dhe larg partnerëve tanë.

E kur flasim për pasojat sot e pagoi fabrika e qumështit Vita. E pësuan punëtorët. E pësuan fermerët. E pësuan pronarët. Nesër kush?

Sot po shohim biznese që mbyllen. Po mbesim pa fonde të Bashkimit Evropian, ndërsa amerikanëve, për projektin e gazit, iu përgjigjëm me arrogancë: “Ne kemi ide më të mirë.”

Kosova po ua kthen shpinën aleatëve që ndërtuan rrugën e lirisë dhe shtetësisë sonë, por edhe qytetarëve të saj që, me mund e përkushtim, ndërtuan fabrika dhe krijuan vende pune në Kosovën e lirë. Pamjet e sotme të kujtojnë vitet e ’90-ta, kur regjimi serb i largonte shqiptarët nga vendet e punës. Kjo është e dhimbshme dhe alarmuese.

Po humbim investime, po humbim vende pune, po humbim dinjitetin ekonomik të vendit. Ndërkohë, kjo qeveri po përpiqet t’i mbajë qytetarët peng të lëmoshave dhe premtimeve elektorale prej 100 eurosh, në vend që t’u krijojë mundësi dhe ti lejoj për të jetuar me punën e tyre.

Kjo është fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate, të paaftë dhe papunëtore.

Mjerim!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Malit të Zi, Artan Çobi, ka…