Përparim Rama tregon se si e njohu bashkëshorten e tij, Kristalen: Mbolla 27 drunj për ditëlindjen e saj

17 shkurt 2024 | 22:51

Një histori dashurie që tingëllon si një përrallë moderne u zbulua në “Show i së Premtes” me Adelina Ismailin, ku i ftuar ishte Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Me një buzëqeshje të ngrohtë dhe një kujtim të qartë, ai rrëfeu për publikun si filloi historia e dashurisë me bashkëshorten e tij, Kristale Ivezajn.

Rama tregon se gjithçka nisi me një email – një mesazh që Kristslja i kishte dërguar atij në një kontekst profesional, por që mbarte një ndjenjë të thellë që e preku atë menjëherë.

Ai ishte në prag të udhëtimit për në Abu Dhabi për të marrë pjesë në një konferencë të arkitekturës, ku Kristlja, si drejtoreshë e organizimit, e kishte detyrën të koordinonte prezantimet. Por ishte mënyra se si ajo shprehu veten në atë email që ndezi flakën e dashurisë në zemrën e tij.

Nuk është çdo ditë që një email profesional sjell ndjenja të tilla, por për Ramën, ishte qasja e Kristaljes që e bëri të kuptojë se midis rreshtave të një komunikimi formal, ekzistonte diçka shumë më e veçantë. “Ra menjëherë në dashuri me mënyrën dhe qasjen se si ajo më u drejtua”. theksoi ai, duke treguar se nuk kishte mundur të merrte pjesë në konferencën në fjalë.

Si një gjest dashurie dhe kujdesi për mjedisin, Rama zbuloi gjëra akoma më të magjishme nga jeta e tij private. Ai vendosi të mbjellë 27 drunj në Senegal për 27-vjetorin e Kristaljes, në një akt simbolik të dashurisë dhe në të njëjtën kohë, një hap konkret për të ndihmuar komunitetet e varfra në zonat e savanave.

Ky veprim, që bashkon dashurinë dhe aktivizmin, tregon se si Kryetari i Prishtinës vlerëson jo vetëm marrëdhënien e tij personale, por edhe përkushtimin ndaj të mirës së përgjithshme. Për publikun që e ndoqi këtë intervistë, historia e Përparim Ramës u bë një burim frymëzimi dhe një dëshmi e fuqishme se dashuria vërtet mund të lindë në mënyrat më të papritura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Pavarësia e njërës prej pjesëve më të mëdha…