Përplasen kamioni dhe autobusi, 14 të vdekur në Kanada

07 prill 2018 | 11:30

Policia në Kanada ka konfirmuar se 14 persona kanë mbetur të vdekur pasi një kamion u përplas me një autobus i cili ishte duke bartur lojtarë të hokejit.

Në momentin e aksidentit në autobus ishin 28 persona, 14 prej të cilëve mbetën të vdekur, duke përfshirë këtu edhe shoferin.

Ndërsa 14 të tjerë u dërguan në spital, momentalisht janë në gjendje kritike për jetë.

Kryeministri Justin Trudeau në një publikim të bërë në rrjetin social Twitter tha se nuk mund ta marrë me mend dhimbjen nëpër të cilën po kalojnë prindërit e viktimave.

Autobusi dhe kamioni u përplasën rreth orës 17:00 të kohës lokale.

Ekipi i hokejit ishte duke shkruar në një lojë, ndërsa lojtarët janë në mes të moshave 16 dhe 21 vjeç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pothuaj 30 vjet pas vrasjes së prindërve të tyre, e…