Përplasen pilotët e Hondas

29 gusht 2019 | 17:02

Marrëdhënia mes dy pilotëve spanjoll të Hondas, Marc Marquez dhe Jorge Lorenzo, ka pësuar të mërkurën një tjetër krisje të fortë. Lorenzo, pas dëmtimit në Assen, u rikthye këtë fundjavë në pistën e Silverstones, pas dy muajsh pushim.

Sërish paraqitja e tij ishte e dobët, ndërkohë që Marquezi u rendit i dyti dhe kryeson botërorin. Kjo paraqitje e dobët ka shtuar njëkohësisht zërat se Lorenzo mund të rikthehet te Ducati. Ai që ka komentuar këtë transferim të mundshëm është Marquezi.

“Jorge duhet të përballet me problemet, në të mirë dhe të keqe dhe jo t’i anashkalojë ato. Kur bën pjesë në një projekt fitues si ky i Hondas, duhet ta ndjekësh atë. Ai mban të shkruar në kaskën e vet një frazë të fortë (nuk jam një pilot i madh, jam një kampion) dhe duhet ta tregojë se është vërtet i tillë. Duhet ta tregojë besimin te ky projekt dhe ta çojë atë deri në fund dhe jo ta braktisë para vështirësive”, ka thënë Marquezi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Imami Drilon Gashi, ka thënë se Bashkësia Islame e Kosovës…