Përplasje trenash në Karolinën Jugore, ka viktima

04 shkurt 2018 | 14:17

Treni i pasagjerëve i korporatës Amtrak është përplasur me trenin e mallrave, CSX në Karolinën Jugore gjatë ditës së sotme, duke lënë të vdekur të paktën dy persona dhe duke lënduar 50 të tjerë, ka bërë me dije përmes “Twitter”-it, Departamenti i sherifit për zonën, Lexington, transmeton “Rueters”.

Treni me 130 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekipit ishte duke udhëtuar në mes të Nju Jorkut dhe Majamit, kur është përplasur me trenin e mallrave, ka thënë Amtrak me anë të një deklarate.

“Treni Amtrak 91, që ka qenë në rrugës mes Nju Jorkut e Majamit është vënë në kontakt me trenin e mallrave CSX rreth orës 2:35 të mëngjesit, Karolina Jugore”, është thënë në deklaratën e Amtrak në faqen e tyre në internet.

“Motori kryesor është shkatërruar, sikurse veturat e disa pasagjerëve”.

Departamenti i sherifit ka thënë se të gjithë pasagjerët tashmë janë jashtë trenit. (Rel)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka thënë presidentit francez,…