Përqafime të ngrohta, përkulje, lule, buzëqeshje, shtrëngim, ç’bëri tjetër Rama?

07 dhjetor 2022 | 08:29

Kryeministri Rama ka publikuar ditën e sotme një foto album nga dita e djeshme.

Më 6 dhjetor 2022 në Tiranë u mbaj Samiti historik BE-Ballkan i Perëndimor.

“Dhe me fotoalbumin e një ngjarjeje të paharrueshme në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri krahas fotove të publikuara.

Lider të 26 vendeve anëtarë të Bashkimit Europian, drejtues të institucioneve kryesore të Unionit, si dhe liderë të shteteve të Ballkanit ishin dje në Tiranë, ku u mbajt samiti i BE-Ballkani Perëndimor, i pari në histori që mbahet jashtë kufijve të BE-së.

Zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimor duket se është kthyer në një çështje primare të bllokut, kjo për shkak të agresionit të Rusisë mbi Ukrainë dhe rritjes së tensioneve.

Në të njëjtën ditë që u mbajt takimi i nivelit të lartë mes udhëheqësve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, opozita mbajti një protestë, e cila u shënua nga incidente. Ish-kryeministri Sali Berisha, u sulmua fizikisht nga një person i quajtur Gert Shehu, i cili u neutralizua nga badigardët e Berishës dhe u arrestua nga policia.

Në përfundim të samitit, kryeministri Edi Rama dhe krerët e BE, Ursula von der Leyen dhe Charles Michel mbajtën një konferencë të përbashkët, në të cilën këta të fundit theksuan mbështetjen e bllokut për rajonin.

/Abcnews.al/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian ka hartuar një propozim të ri për normalizimin…