Përsëritet ‘Titaniku’, por tani pa viktima/ Anija me 2000 persona përmbytet pasi përplaset me ajsbergun

29 qershor 2022 | 13:26

Duket se historia e Titanikut, anijes së famshme që u mbyt në vitin 1912, “është përsëritur”, pasi së fundmi një anije lundrimi u përplas me një ajsberg në brigjet e Alaskës.

Përplasja e anijes turistike “Norwegian Sun”, e cila transportonte 2000 persona, ndodhi të shtunën, më 25 qershor dhe shkak është bërë dukshmëria e ulët që kapiteni kishte për shkak të mjegullës. Anija u përmbys dhe u kthye në Juneau, Alaska, ku dëmi u riparua dhe pritet të ketë arritur në bazën e saj në Seattle, Washington deri të enjten.

“Ishte një përvojë e tmerrshme. Situata ishte e keqe. E gjithë anija ndaloi plotësisht nga përplasja”, komentuan pasagjerët, duke shtuar se “anija pati një lëkundje të fortë”. Madje, një nga pasagjerët e anijes e filmoi këtë moment duke e ndarë me të gjithë.

Për fat të mirë, këtë her nuk kishte viktima.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistja e Kosovës, Erza Muminoviq pësoi humbje nga francezja Melanie…