Përshëndetje e veçantë nga Adem Demaçi në ditëlindjen e tij

27 shkurt 2018 | 23:14

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, në kremtimin e ditëlindjes së tij të 82-të, është kujdesur t’i përshëndes miqtë e tij në mënyrë të veçantë.

Djali i tij, Shqiptari, ka publikuar një fotografi, në të cilën Baca Adem ka pozuar duke bërë shqiponjën me duar, një gjest që simbolizon shqiponjën dhe identitetin shqiptar.

“Përshëndetje për të gjithë miqtë e fcb me këtë foto (autor foto “Canon” – Lada)”, ka shkruar Shqiptar Demaçi në llogarinë e vet në Facebook.

Adem Demaçi është personaliteti që ka vuajtur dënimin më të gjatë në burgjet e ish-Jugosllavisë, i dënuar nga regjimi pushtues për veprimtarinë e tij atdhetare shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, tregoi se ditën…