Abdullah Klinaku falënderon votuesit: Ishte nder të jem përfaqësues i popullit
30 prill 2026
| 01:17
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Abdullah Klinaku, ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë qytetarët që i besuan votën.
“Ishte nder dhe përgjegjësi të jem përfaqësues i popullit në Legjislaturën e X. U përpoqëm me ndershmëri, respektuam Kushtetutën dhe qëndruam të njëjtë në parime. Për secilin që na besoi votën, mirënjohja ime ka qenë dhe mbetet e plotë.
#Faleminderit dhe #VVazhdojmë bashkë. Qershor 2026”, ka shkruar ai.
Klinaku ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.



