SKV-ja e Vetëvendosjes i humb zgjedhjet studentore
30 prill 2026
| 01:09
Organizata studentore SKV, e cila shërben si “filialë” e Lëvizjes Vetëvendosje në mesin e studentëve, ka pësuar humbje të thellë në zgjedhjet studentore në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku fitues ka dalë Unioni Demokratik Studentor (UDS), duke u rikonfirmuar si organizata më e madhe studentore.
Sipas rezultateve, UDS ka siguruar numrin më të madh të votave, duke lënë pas organizatat e tjera studentore si SKV, Rinia Studentore dhe USPE, duke konfirmuar kështu mbështetjen e gjerë në mesin e studentëve.
Nga UDS është thënë se kjo fitore është besim i madh nga studentët dhe motivim për të vazhduar përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të tyre.
“Faleminderit të gjithë studentëve për përkrahjen e parezervë”, thuhet në reagimin e tyre.
Link: Unioni Demokratik Studentor – faqja zyrtare | Pristina | Facebook



