Përshkallëzimi i situatës në Ukrainë, gara e Rusisë mund të hiqet nga kalendari i Formula 1

23 shkurt 2022 | 11:39

Ditët e fundit, e gjithë bota është në ankth me situatën e krijuar në Rusi dhe mundësinë e fillimit të një konflikti me Ukrainën. Mjaft evente sportive të planifikuara për t’u zhvilluar në Rusi, përfshi edhe finalen e Ligës së Kampionëve, rrezikojnë të mos zhvillohen.

Mes tyre edhe gara e Çmimit të Madh të Rusisë në Formula 1, e planifikuar të zhvillohet më 25 shtator, në pistën e Sochi. Në rast se situata në Rusi do të përshkallëzohet, atëherë ajo garë do të hiqet nga kalendari dhe pista e Sochi do të zëvendësohet me një pistë tjetër.

Për momentin nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me anulimin e kësaj gare, por drejtuesit e Formula 1 mund t’i reagojnë, për të evituar probleme. Anulimi i kësaj gare mund të ketë impakt te skuadra Haas, që ka si sponsor kryesor Uralkali, ndërkohë që një prej pilotëve të saj është rusi Nikita Mazepin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka ripërsëritur qëndrimin e saj…